Një automobil ka goditur një çiklist dhe më pas, çiklisit goditi një karrocë me fëmijë në udhëkryqin te “Majçin dom” në Aerodrom, transmeton Portalb.mk.
Nga Minsitria e Brendshme thanë për “360 shkallë” se, çiklistit dhe fëmijës i janë konstatuar lëndime trupore, por pas ndihmës së dhënë mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
“Është denoncuar një aksident trafikua mes automjetit “bmw” me tabela të regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga S.S (58) nga Resnja dhe një biçikletë e drejtuar nga një i mitur, pas çka nga goditja me inercion biçikleta ka boditur B.I.M (37) dhe një karrocë fëmijësh, në të cilën ka pasur fëmijë. Çiklistit dhe fëmijës u është dhënë ndihmë mjekësore dhe u është konstatuar lëndime trupore, pas çka janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, thonë nga MPB.