Ylli i njohur i kinematografisë, Al Pacino, do të bëhet sërish baba në moshën 82-vjeçare.
Aktori i filmit “Scarface”, i cili e ka vajën 33-vjeçare Julie dhe binjakët 22 vjeç, Anton dhe Olivia, nga lidhjet e kaluara, është në pritje të fëmijës së katërt me partneren e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah. Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejtë ta sjell në jetë fëmijën e çiftit.
Al dhe Noor, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me yllin e muzikës Sir Mick Jagger dhe miliarderin, Nicolas Berggruen, janë në lidhje romantike nga prilli i vitit 2022, kur për herë të parë u fotografuan së bashku duke darkuar në një restorant.
Pacino në një intervistë të kaluar kishte shpjeguar se e shijon rolin e prindit dhe nuk i pëlqen të mos jetë i përfshirë në jetët e fëmijëve të tij.
“Unë jam një baba përgjegjës dhe jam pjesë e jetës së tyre. Kur nuk mund të bëjë këtë shkaku u angazhimeve, mërzitem shumë. Pra, kjo është pjesë të qenit prind dhe unë marr shumë prej kësaj përvoje”, deklaroi aktori për gazetën “The New Yorker” në vitin 2014.
Kujtojmë se para pak ditësh, edhe miku dhe kolegu i tij 79-vjeçar, Robert Deniro, e mirëpriti në jetë fëmijën e tij të shtatë