Albert Musliu: Badenteri mbron komunitetet nga majorizimi dhe keqpërdorimi në proces

Analisti i njohur Albert Musliu shtoi se komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces.

Badenteri është mekanizëm mbrojtës për atë që është më i vogël me numra, në Gostivar Badenteri e mbron komunitetin maqedonas se janë pakicë. Përgjegjësia është te shumica dhe shumica nuk mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, edhe ta bëj numrin të fitoj edhe joshumica të ketë obligim me atë shumicë të papërgjeshme të qeverisë. Prandaj është Badenteri, këtë mekanizëm në nivel shtetëror e përdorim ne, Badenterin në nivel lokal, si në qytetin e Gostivarit, e përdor komuniteti maqedonas. Komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces. Legjitimiteti është parakush sepse çdo mosrespektim i legjitimitetit të komunitetit shqiptar është mosrespektim i Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo nuk bëhet me traditë kushtetuese, atëherë duhet të bëhet me ndryshim kushtetute, theksoi për fund Musliu.