Alby rrëfen historinë 10-vjeçare të dashurisë: Duhemi ende, por nuk jemi bashkë

Alby në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme nuk po heziton që të tregoi për jetën e saj personale.

Derisa ditë më parë tha se u bë pjesë e industrisë së filmave për të rritur për mbijetesë dhe përfitime financiare, tani ajo ka rrëfyer edhe një histori dashurie.

Teksa po bisedonte me Vesën, ajo zbuloi se prej 10 vitesh ka njohur dikë që është futbollisti i njohur, por me të cilin nuk i ka ecur lidhja.

Në rrëfimin e saj, Alby u shpreh se ndonëse kanë dashuri për njëri-tjetrin, ata vazhdojnë të jenë të ndarë, por që rikthehen përsëri herë pas here.

“Në 2013 kam njohur dikë, për tri vite kem qëndruar bashkë, ai ishte i famshëm unë shikoja çdo lojë të tij, visha fanellën e tij, unë sapo kisha nisur karrierën time në aktrim(në filmat për të rritur), takova familjen e tij, më mbështeste, e lash punën për të, tha më ke mua unë nuk dua të dijë çfarë ke bërë ti, unë do të kujdesem për ty, por unë prap doja të bëja punën time se sado që dikush ofron kujdes për mua, prap e tërheq e ma merr dhe ku mbes unë, pa shtëpi, pa para prap të zero, ti më duaj mua nuk ti dua paratë”, tha Alby.

Alby zbuloi se gjatë periudhës sa ishte e ndarë nga ai, njohu dikë tjetër e me të cilin solli në jetë një vajzë.

“Pas disa muajsh e lash punën, më shumë për të por edhe për veten sepse nuk më pëlqente fare, u ndamë, unë njoha një djalë tjetër, por prap mbanim kontakte me mesazhe, takoheshim ndonjëherë, e kujtonim se sa e donim njëri-tjetrin, por e kishte të vështirë me karrierën, e kishte karrierën e fortë, e bënte milionin në sekondë, por ndoshta edhe familja i bënte presion, ne u ndamë u njoha dikë tjetër dhe pas dy vitesh mbeta shtatzënë, ai njohu dikë tjetër dhe ajo mbeti shtatzënë, sot kemi të dy fëmijë me persona të tjerë, por ne na bashkonte prap diçka, vdisnim për njëri-tjetrin por e dinim se prap nuk do rrinim bashkë se na ndanin punët, sot 10 vite ende jemi ashtu, e dua dhe më do, ndoshta do të shkoj kështu gjithë jetën, ndoshta një ditë do të bashkohemi”, tregoi ajo.