Ali Ahmeti- në krye të sfidave kombëtare!

Nga: Azgan Haklaj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk ka dyshim se për Ali Ahmetin dhe BDI-në nuk janë thjeshtë zgjedhje rutinë të radhës se ai i dominon dhe e meriton votëbesimin referendar me fakte të materializuara e rezultate të prekshme për 22 vjet.

Si njeriu i sfidave deri dje të paimagjinushme, Ali Ahmeti përveç realiteteve që krijoi duke rrëzuar përgjithmonë monopolin etnopolitik me kryeparlamentar e kryeminister shqiptar tani e ka ngritur stekën e ambicien polike për një president shqiptar duke shënjuar Bujar Osmanin.
Kjo lëvizje nuk është një truk elektoral.

Bujar Osmani falë vullnetit të Ali Ahmetit është tashmë një përsonalitet i spikatur jo vetëm në BDI dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE- së ka deshmuar lidership dhe konotacion të shkëkqyer në komunitetin euro-atlantik.
Vetë slogani përfekt i zgjedhur në fushatën presidenciale :

“Jo Rusisë -Po Europës” nga Ali Ahmeti nuk është thjesht një frazë propagandistike por është thelbi i vetë subkoshiencës dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Pra Ali Ahmeti po deshmon se nuk është vetëm politikani ekzigjent e i talentuar por njeriu që si askush nga lidershipi politik në trojet tona etnike ka arritur të interceptojë vetë themelin e aspiratës tonë kombëtare.

Kjo jo vetëmi jep përparsi politike elektorale por e radhit atë në korifejtë e zbatimit praktik të ideve të mendimtareve të rilindjes tonë nacionale.

Natyrisht që në këtë rrugë Ali Ahmeti ka dhe pengesa si ferrat që mbijnë në livadhe në pranverë por ai din të plugojë me sinqeritet e mjeshtëri duke mbjellë faren moderne te bimës së pastër e rezistuese ndaj erërave të forta që vijnë nga stepat e Rusisë e frumezojnë mediokrit që fatkeqësisht gjënden edhe midis shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Por populli sikur të kishte perifrazuar vetëm jetën e vepren e Ali Ahmetit shkëlqen me shprehjen e kahershme e kuptimplote:
“Guri i rëndë peshon vend të vet”.