Nëpërmjet një statusi në Facebook, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shpalosur dhe ripërsëritur pesë prioritetet e tija dhe ka bërë thirrje që Vlen të braktisë qeverinë, duke i ftuar ata që bashkë ta ndalojnë poshtërsimin e shqiptarëve dhe të tjerëve.
“Të dashur qytetarë, dua të përsëris edhe një herë që prioritetet tona përfshijnë:
integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.
Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar.
Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit.
Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces.
Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.
P.S. Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.” shkruan Ahmeti.
LINK: https://www.facebook.com/100044523937585/posts/1071673297660125/?