Aliti: E pakuptimtë pse VLEN nuk doli kundër deklaratave të Mickoskit!

Në një deklaratë të fundit gjatë emisionit Klan Debat, analisti politik Faton Aliti ka shprehur kritika ndaj qëndrimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me përzgjedhjen e deputetëve në zonën zgjedhore tre. Aliti ka vënë në dukje një kontradiktë të dukshme në qëndrimet e Mickoskit, i cili ka deklaruar se nuk duhet të lejohet që BDI-ja të ketë deputetë në këtë zonë.

300x250

Në anën tjetër, Aliti ka theksuar se partia VLEN ka një bartës liste në të njëjtën zonë zgjedhore, por Mickoski nuk ka bërë asnjë koment kundër kësaj liste. Kjo sjell në vëmendje pyetjen se pse VLEN-i nuk ka reaguar ndaj kësaj çështjeje, duke pasur parasysh që ata kanë një kandidat atje.

1180x200

“Ajo që duket shumë keq nga deklarata e Mickoskit, është që tha se nuk guxojmë të kemi deputet nga BDI-ja në zonën zgjedhore tre, dhe këtë e thotë si kur erdhi fundi i shtetit. Nga ana tjetër unë e di se VLEN-i nga ana tjetër ka bartës liste në zonën zgjedhore tre, dhe nuk ka asnjë deklaratë të Mickoskit kundër kësaj liste. Është pak e pakuptimtë pse VLEN-i nuk e komenton fare këtë duke marrë parasysh që kanë kandidat në atë zonë. Ose Mickoskit nuk i pengon lista e vlenit ose nuk e shef si kërcënim në zonën tre”, tha Aliti.

Analisti Valon Bela i ftuar në emisionin Klan Debat, theksoi se opozita VLEN duhet t’i falenderohet BDI-së, sepse ato nuk kanë kauzë politike i bashkon vetëm dëshira për të shkatrruar BDI-në

“Opozitës Vlen do t’i kisha sygjeruar që të jenë falenderues ndaj BDI-së, sepse shkak i luftës kundër BDI-së janë bashkuar, ata nuk kanë kauzë të veten. BDI-ja ka kauzën e vete, dhe u tregua e pjekur kur i tha VMRO-së nënshkruaj ndryshimet kushtetuese. Atyre su vjem marre për të nxjerrë BDI-në nga qeveria. Nga BDI-ja nuk zhgënjehen qytetarët, sepse ata kanë kauzë të posaçme. Hiq më larg se sot ju e keni zotin Kurti që ka gëlltit fjalët e tij për zotin Osmani. Ne po biem në narrativin e opozitës”, tha Bela./tvklan.mk/