Aliti falënderon aktivistët në emër të Ali Ahmetit: Ky është mesazh se aktivi politik i BDI-së është për bashkim

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim dega Saraj, Rafiz Aliti ka falënderuar në emër të Ali Ahmetit, të gjithë aktivistët që mbrëmë morrën pjesë në iftarin e organizuar nga kjo degë.

Ai ka thënë se kjo pjesmarrje masive është tregues dhe është mesazh se aktivi politik i BDI-së është për bashkim dhe jo për përçarje dhe se vetëm të bashkuar, sipas tij, mund ti udhëheqim proceset politike dhe komëtare përpara.

“Ju faleminderoj të gjithëve në emër të Kryetarit Ali Ahmeti, dhe në emrin tim, për pjesëmarjen tuaj në iftarin e përbashkët të aktivit të BDI-së në degën e Sarajit, Dhashtë Zoti të jetë i kënaqur dhe të na e pranojë agjërimin tonë. Pjesëmarja masive sonte na dha një mesazh të gjithëve, se aktivi politik i BDI-së është për bashkim dhe jo për përçarje, se vetëm të bashkuar mund ti çojmë proceset politike dhe komëtare përpara. Me respekt”, ka shkruar Rafiz Aliti.