I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” ka kohë që nuk është pjesë e partisë, por pjesë e përplasjeve të vazhdueshme me partinë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Sipas tyre, rrugët mes tyre dhe subjektit janë ndarë moti.
“Në momentin kur nxirren në publik gjithë sekretet e partisë ti nuk i shërben më atij subjekti por e dëmton. Kjo u shkon përshtati kundërshtarëve politikë që pak më përtej fërkojnë duart. Është i çuditshëm fakti se ‘Grupit i zjarrit’ nuk po merret me të bëmat e partive maqedonase që kanë shumë më të palara por merren me partinë e tyre pjesë e së cilës ishin edhe vetë prej themelimit. Nëse BDI mund të jetë me mëkate të mëdha ‘Grupi i zjarrit’ janë poashtu pjesë e tyre. Ashpërsimi i fjalorit kohëve të fundit më shumë përshtati i shkon VMRO -së e cila i shfrytëzon këto situata edhe vetë ashpërsinë që subjekti maqedonas e ka me BDI por edhe duke i shfrytëzuar si karrem ‘Grupin e zjarrit’ për të cilët duket se i kursejnë dhe kanë ‘konsideratë ndaj tyre. Koha do tregojë nëse ka një pakt mes tyre. Në fund nëse ‘Grupi i zjarrit’ mendon se kontrollon 40 përqind të BDI-së, le t’a provojë që t’a shohim të gjithë a është e vërtetë kjo ose jo. Zgjedhjet do e tregojnë këtë”, deklaroi për Indeks.mk, Urim Saliu -gazetar.
Në anën tjetër, politikologu Bllagojçe Atanasoski thotë se veprimet e “Grupit të zjarrit” gjatë kësaj periudhe do të përvijojnë trajektoren e tyre, nëse do të anojnë gjithnjë e më shumë nga partitë opozitare (Besa dhe Alternativa), madje edhe nga VMRO-DPMNE, si një front më i gjerë për rrëzimin e BDI-së nga pushteti, si hap kalimtar për marrjen në pushtet të partisë, si qëllim i tyre përfundimtar.
Ish-deputeti Zudi Xhelili thotë se zakonishtë grupet e pakënaqura nëpër parti politike pasi janë shfaqur, kanë formuar parti të reja, nuk mund të funksionojnë si fraksion duke kritikuar ekzekutivin e partisë amë, apo me kundërshtime të mbrendëshme të përditshme.
Por, shton ai, si duket ata duan të përfitojnë prej përjashtimit nga partia, nga shkeljet statutore, apo nga veprime tjeta të kreut të BDI- së.
“Fjalori do të ashpërsohet edhe më tepër, saq do të vazhdohet me akuza të ndërsjella. Në fund do të garojnë të ndar në zgjedhje. Sipas mendimit tim edhe partitë opozitare shqiptare duhet ti bashkohen frontit për Europ. Çdo qëndrim kundër frontit për Europ është në favor të opozitës maqedonase që është duke penguar antarsimin e vendit në BE. Meqënse VMRO dhe Levica janë haptazi kundër ndryshimeve kushtetuese, kundër Korridorit 8, kundër çdo kërkese të shqiptarëve në RMV, ata individ apo parti politike shqiptare që i afron qëndrimet me VMRO-në në këto momente, duke dëmtuar integrimin e vendit në BE do të duhet të mendohen mirë”, u shpreh Xhelili në prononcimin e tij për Indeks.mk