Anija me 600 refugjatë përmbyset në ujërat e Greqisë, të paktën 79 të vdekur e qindra të zhdukur

Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë dyshohet të jenë të zhdukur, pas përmbytjes më vdekjeprurëse të anijes së emigrantëve pranë Greqisë këtë vit.

Viktimat, pothuajse të gjithë burra nga Afganistani dhe Pakistani, u mbytën kur barka e madhe me të cilën po udhëtonin u përmbys në jug të Peloponezit.

Nuk ishte e qartë se sa pasagjerë mungonin nga anija, e cila ishte nisur nga Libia lindore dhe po shkonte drejt Italisë.

Në mbrëmje, qeveria e përkohshme e Greqisë kishte shpallur tre ditë zie kombëtare për të shënuar tragjedinë.

“Spekulimet janë të përhapura se rreth 600 njerëz ishin në bord, por kjo nuk është konfirmuar. Anija është nën ujë. Është fundosur”, tha një zyrtar grek.

Rreth 104 pasagjerë janë shpëtuar që nga pasditja e së mërkurës, raporton Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Anijet e rojes bregdetare, një fregatë marine, aeroplanë transporti ushtarak, një helikopter i forcave ajrore dhe një sërë mjetesh mjetesh private morën pjesë në kërkimin e të mbijetuarve. Përpjekjet e shpëtimit fillimisht u penguan nga erërat e forta.

Ministria greke e migracionit fajësoi rrjetet ndërkombëtare të kontrabandës për rrezikimin e jetës së emigrantëve, ndërsa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje qeverive të punojnë së bashku për të krijuar shtigje të sigurta për njerëzit që ikin nga varfëria dhe lufta.

Greqia është kritikuar për dëbimin me forcë të azilkërkuesve të mundshëm në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. /21Media