Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gëzon mbështetjen më të madhe tek qytetarët nga të gjithë liderët e partive tjera politike shqiptare dhe jo vetëm.
Këtë e tregon matja e fundit e realizuar nga Instituti për Kërkime Politike, IPIS, mes dative 18 dhe 21 qershor të vitit 2024, njofton indeks.mk
Duke u bazuar në këtë matje kreu i integristëve, Ali Ahmeti gëzon 8.4% të mbështetjes së qytetarëve dhe asnjë nga liderët tjerë shqiptarë nuk gëzon këtë mbështetje.
Sipas kësaj matje liderët e tjerë as nuk mund ti afrohen Ahmetit, pasi kanë mbështetje shumfish më të vogël se ai.
Matja e IPIS tregon se pas Ahmetit, vjen Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti me 2.2%, Afrim Gashi dhe Arben Taravari me nga 1.8%.