Apeli i Kryetari të Bashkisë Veliaj : Mos dilni me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça dhe ekskavatorë

Ekipet në terren për normalizimin e situatës nga stuhia, Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: Na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça dhe ekskavatorë

Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe ekskavatorët.

“Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetëra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskalatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit të rëndë!

Mirënjohje qindra kolegëve në terren”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.