Të dielën mbrëma 40 minuta pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar 33-vjeçarin A.B. nga Tetova për arsye se tek ai është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policor- Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.