Një person është arrestuar të premten në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka rrahur djalin e vet.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.