Naim Bajrami, kandidat i “Frontit Europian” për deputet në zonën zgjedhore 1, njëherit edhe ministër i Administratës dhe Informatikës, përmes “Facebook”, ka thënë se VLEN-i “mashtron”, kur flet për pastërtinë e votave shqiptare.
Sipas Bajramit, shembull konkret ku VLEN-i ka fituar me votat e etnive tjera është Studeniçani. Thotë se pikërisht me votat e etnive tjera ka arritur ta bëj dallimin në këtë komunë dhe se ka fituar në vendbanime në të cilat, përqindja e shqiptarëve është zero.
Bajrami ka thënë se është pikërisht Koliçani i Poshtëm të cilin VLEN-i morri 400 vota, sipas tij ky nuk është fshati i vetëm, të tillë ka plot.
“Mjafton të shihet vetëm Komuna e Studeniçanit dhe të vërtetohet se a morri vota të “pastërta shqiptare” Vlen apo këtë fitore e arriti me votat e etnive tjera në këtë komunë. Në fshatin Koliçan i Poshtëm, % e shqiptarëve është zero % ndërsa pikërisht në këtë fshat Vlen morri mbi 400 vota ndërsa Fronti Europian kishte diku 130 vota! E vërteta elektorale është kjo karshi iluzioneve të Izetit me shokë! Këto vota të etnitetit turk në këtë fshat, ishin vendimtare që Vlen të fiton në nivel komune! E njëjta situatë ishte edhe në fshatin Cvetovë të së njëjtës komunë!”, ka shkruar Bajrami.