Barcelona e ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në një turne veri-amerikan.
“Blaugrana” do t’i zhvillojnë katër ndeshje miqësore, duke nisur nga ajo me Juventusin, e paraparë mes natës së shtunë dhe të diel, respektivisht në orën 04:30 më kohën tonë lokale.
Më pas, gjiganti katalunas do të përballet me Arsenalin, me Real Madridin dhe me Milanin, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri Xavi Hernandez e ka zbuluar edhe listën e të ftuarve për udhëtimin në SHBA.
Në mesin e tyre është edhe Oriol Romeu, i cili u zyrtarizua vetëm sot nga kampioni aktual spanjoll.
Në mesin e emrave të rinj që janë prezentë, janë edhe Ilkay Gundogan e Inigo Martinez.
Trajneri katalunas i ka përfshirë në skuadrën e parë edhe disa lojtarë të rinj si: Astralaga, Faye, Valle, Casadó, Fermín, Aleix Garrido e Lamine Yamal.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të të ftuarve të Barcelonës:
Portierë: Ter Stegen, Iñaki Peña e Astralaga
Mbrojtës: Araujo, Christensen, Marcos Alonso, Koundé, Eric Garcia, Iñigo Martínez, Lenglet, Mika Faye, Valle e Julian Araujo
Mesfushorë: Oriol Romeu, Pedri, Kessie, Sergi Roberto, De Jong, Gündogan, Gavi, Casadó, Fermín e Aleix Garrido
Sulmues: Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati, Ferran Torres, Raphinha, Lamine Yamal e Ez Abde. /Gazeta Express/