Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Vitor Roque.
Sulmuesi i talentuar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031 me skuadrën e Barcelonës. 18-vjeçari do t’i bashkohet gjigantit spanjoll në janar të vitit të ardhshëm.
Barcelona i ka shpenzuar 30 milionë euro për futbollistin që ka debutuar me fanellën e Brazilit. Klauzola e tij është 500 milionë euro.
Ai në kampionatin elitar të Brazilit ka shënuar 15 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. Për Brazilin e ka luajtur një ndeshje në mars të këtij viti.