BDI festoi 21 vjetorin e themelimit/ Ahmeti: Numërojmë të arriturat kombëtare, punojmë për të ardhmen europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shënuar sot 21 vjetorin e themelimit përmes një paneli diskutimi dhe kokteji festiv për miq, bashkëpunëtor e simpatizantë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook shkruan se festa të tilla janë mundësi reflektimi mbi të arriturat kombëtare që u realizuan falë besimit që ndër vite e dhanë qytetarët për BDI-në.

Statusi i plotë:

Sot u bëmë masovikisht bashkë për të festuar jubileun e 21-të të ekzistencës së familjes së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Çastet festive si këto janë mbi të gjitha çaste reflektimi mbi ato të arritura kombëtare që i kemi bërë bashkë, me ç’rast dua të falënderoj çdonjërin nga aktivistët e BDI-së për kontributin dhe qytetarët për besimin e dhënë që të udhëheqim proceset më vitale.
Ashtu si kemi qenë bashkë gjatë gjithë këtyre viteve për faktorizimin tonë kombëtar dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të vendit, le të përforcojmë akoma më shumë rrënjët e bashkimit drejt horizontit të Europës!
Urime 21 vjetori i themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim!