BDI: VMRO bllokon çdo gjë europiane në Kuvend dhe ua merr qytetarëve mbi 500 milionë euro

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se bllokada e të gjitha ligjeve dhe procedurave në Kuvend nga ana e koalicionit të partive opozitare VMRO DPMNE dhe Levica është në thelb anti-europiane, anti-NATO dhe antiamerikane.

VMRO DPMNE dhe Levica në mënyrë aktive dhe të qëllimshme po bllokojnë mbi 500 milionë euro të dedikuara për projekte në interes të qytetarëve nga institucionet financiare evropiane.
Të përsërisim: Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, për tatimin e solidaritetit 80 milionë euro, si dhe bllokimi i ligjeve financiare për borxhet, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi zhvillimore për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera nga BERZH për EMV, mbi 150 milionë euro për korridoret 8 dhe 10 – D, ndërsa nga ligjet tatimore varen edhe gjithsej 260 milionë euro nga BE dhe FMN , si dhe qindra milionë euro shtesë për hekurudhën e Korridorit 8.

Në të njëjtën kohë, VMRO-ja punonte në mënyrë aktive kundër Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, nuk e mbështeti referendumin, siç edhe po vepron kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë apo Marrëveshjes së Ohrit përmes rezistencës ndaj Ligjit për Gjuhët.

BDI i përkrah pesë ligjet në Kuvend dhe do të punojë në mënyrë aktive për miratimin e tyre që nënkupton ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të autostradave.
BDI po ashtu angazhohet për ndryshime kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës europiane të vendit përmes konsensusit kombëtar dhe pajtimit social.
VMRO dhe Levica janë burim lajmesh të rreme dhe propagande. Askund në ligjin e punës nuk përmendet 60 orë kohë pune.

Të gjitha pretendimet e deritanishme të koalicionit VMRO DPMNE dhe Levica janë vërtetuar si TË RREJSHME!

BDI nuk do të lejojë që VMRO-ja dhe Levica t’i kushtojnë shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtim më të shtrenjtë dhe mbi dy vite ndërtim të stërzgjatur.
PËRFUNDOI pengmarrja e Kuvendit nga VMRO DPMNE dhe Levica!