Kishin udhëheqës shqiptarë por tani e tutje do të udhëhiqen nga kuadro maqedonase, ky është vendimi më i fundit që ka marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila ka zëvendësuar hiç më pak se tetë shqiptarë me kuadro maqedonase.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili bashkangjitur me dokumentin shkruan:
“Diskriminim që kalon çdo kufi!
Të gjithë shqiptarët-et zëvendsohen me maqedon-e!
Xhemilja me Ketin, Gjuliana me Gjorgjin, Sokoli me Vericën, Laura me Sllavicën, Liridona me Danielen, Sadetja me Biljanën, Nurani me Anastasijën, Abazi me Rajnen!!!”, ka shkruar Bekteshi.
https://www.facebook.com/share/p/3G99SFJXrEB7MwdQ/?mibextid=WC7FNe