Ashtu siç kishte paralajmëruar muaj më parë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi trendi i uljes së inflacionit vazhdon dhe ai sot, përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar se inflacioni ka rënë nga 19.8% në 8.4%, derisa indeksi i pagës mesatare vazhdon të rritet.
Këto të dhëna konfirmojnë edhe atë që paralajmëroi ministri Bekteshi se angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë në fushën e masave për përballimin e inflacionit, veçanërisht në çmimet e produkteve ushqimore bazë kanë dhënë rezultate pozitive.
https://www.facebook.com/100044464358055/posts/pfbid02SeXiPYWhoTuQxLKCx598JK57AsG15DNk6pTwjqGZ9N3u3s7uhV8DsJgbf2M4rkWml/?mibextid=5eVWNK