Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi në një status në Facebook ka reaguar në lidhje me uljen në vendet e caktuar për delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samitin e OKB-së ku shihet afër presidentes SIljanovska ministri i Jashtë Timço Mucunski.
Bekteshi shkruan se afër presidentes duhet të jetë zëvendëskryeministri dhe jo ministri. Tutje Bekteshi potencon se kumtesat koalicionit VLEN ua shkruan VMRO-ja, por se si do të ulen të ua caktoj VMRO-DPMNE-ja, kjo kalon çdo kufi.