Ish Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një status në Facebook, ka zbuluar gënjeshtrën e madhe të Arben Taravarit në lidhje me Ligjin për Branitellat.
“Ligji për “branitellat” është propozuar më 1 korrik 2024. Këtë bëri të ditur Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Bekteshi në rrjetin social Facebook, publikoi fotografin me Ligjin e propozuar nga Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja me numër arkivor 08-3279/1.
“Ligji per “branitela” eshte propozuar me 01 korrik 2024 (i arkivuar në Kuvend), në Qeverinë jolegjitime VMRO-ZNAM-SVLEN
Sot në Kuvend u miratua rendi i ditës me këtë pikë, pra me “BRANITELLAT” dhe këtë e mundësuan deputetët e humbësve të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale nga Vlen duke e bërë kuorumin në sallën e Kuvendit.
Arben Taravari, rrenc patologjik, ose nuk e din, ose me qëllim i mashtron qytetarët si në cdo paraqitje dhe veprim të tij deri më sot.
Edhe pse Ligji eshte vendos sot në seancë plenare, ai thotë është që në Janar.
Taravari GËNJEN.
Taravari të ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve për këtë gënjeshtër, ndërsa për këtë mashtrim dhe poshtërsim të shqiptarëve, të gjithë duhet të dorëhiqen!
Ja fotografia në vazhdim çka thotë”, ka shkruar Kreshnik Bekteshi nga BDI.