Bela në Klan M: VMRO po i sjell vendit probleme serioze, po shkelen vlerat demokratike dhe kanoset krizë institucionale…

Analisti Valon Bela në emisionin Klan Debat Special tha se me VMRO-në në bashkëqeverisje, cilido bllok shqiptar do ta ketë të veshtirë, sepse partia e Hrisijan Mickoskit nuk e përmban kursin pro-europian.

“Me këtë VMRO nacionaliste me qëndrime ekstreme edhe VLEN-i do të ketë probleme në qeverisje. Fronti dhe VLEN-i e kanë mbajtur kursin europian, mirëpo nuk është njëjtë nga pala maqedonase. VMRO nuk mundet me pas qeverisje pa shqiptarët, mirëpo me këtë vardisje VLEN-VMRO po lëkunden sinqerisht themelet e Marrëveshjes së Ohrit. Nëse nuk respektohet vullneti i popullit do të kemi kriza serioze. Nëse i lihet VMRO-së të zgjedh se me kend ka dëshirë me qeverisë, është problem serioz. Këtij shteti i kanoset kriza serioze…”, tha Bela. /TvKlan.mk