Analisti politik, Valon Bela përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar deklaratën e Taravarit nga foltorja e Kuvendit për ligjin e heqjes së drejtorëve ekonomik nga klinikat shtetërore.
Sipas Belës, fjalimi i Taravarit ishte veprim shumë i ulët dhe tregon se as program dhe as projekt s’ka patur për këtë ministri tepër të rëndësishme.
Bela dyshon se Taravari ndoshta po e realizon me përpikmëri programin e VMRO-së duke pasur parasyshë se edhe ligjin në fjalë e dorëzoi vetëm në gjuhën maqedonase.
“Shumë e ulët nga Taravari, doli në foltore të Parlamentit dhe tha: “E kam sjell këtë Ligj për 7-8 dit që isha në pozicionin e Ministrit”. A po i bie kjo se as program dhe as projekt s’ka patur për këtë ministri tepër të rëndësishme? Apo ndoshta po e realizon me përpikmëri programin e VMRO-së e që ky i shkreti po na gënjen publikisht sidomos kur edhe ligjin në fjalë e dorëzoi vetëm në gjuhën maqedonaseSidoqoftë, kur flisnin për migrimin, besoni se kjo humb dhe shkatërron shpresën tek qytetari se këtu ndonjëherë do të bëhet mirë dhe se kjo politikbërje është e favorshme vetëm për disa njerëz. Sepse e kotë është ju të thoni se me largimin e drejtorëve ekonomik do kursejmë para ndërsa në tjetrën anë ju rrisni numrin e ministrive, zëvendësve, sekretarëve shtetërorë, këshilltarëve, etj, ku me atë rrisni koston buxhetore. Krejt këtë po e vështrojnë qytetarët me dëshprim të thellë prandaj edhe migrimin do ta kanë si vendstrehim të tyre”, ka shkruar Bela.