Avokatja Nexhmije Beqiri, komentoi rastin e dhunës së fëmijës në Durrës që u publikua me video në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri theksoi se nëse prindi dhunon apo keqtrajton fëmijën mund të dënohen nga 3 muaj deri në 3 vite burg.
Më tej ajo solli dhe një shembull nga shtetet e huaja, duke thënë se në rast se dhunohet një fëmijë, prokuroria mund të ti heqë prindërit, kujdestarinë.
“Dhuna ndaj fëmijës, sipas kodit penalë parashikon një dënim nga 3 muaj deri në 3 vjet. Nëse prokurori kërkon urdhrin e mbrojtjes në rastin e dhunës së fëmijës, ose bën kërkesën që prindërit ti hiqet kujdestaria e fëmijëve. Këtë fëmijë e marrin, e vendosin në qendra dhe nuk e takon më. Duhet të nisë dhe në vendin tonë kjo gjë. Në Shqipëri ka një mentalitet që prindërve është që duhet të bëjë çfarë të dojë me fëmijën e tyre”- tha ai.