“Bogorodicë”, gjysmë ore pritje për dalje nga vendi

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje nga vendi, ndërsa pritja është rreth 30 minuta, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve
Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë..