Krerët e të gjitha agjencive kryesore të OKB-së kanë lëshuar një deklaratë të rrallë të përbashkët duke bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” duke thënë “Boll më!”.
“Për gati një muaj, bota ka parë situatën e shpalosur në Izrael dhe territorin e pushtuar palestinez në tronditje dhe tmerr nga numri i jetëve të humbura dhe të copëtuara”, thotë OKB-ja.
Krerët e organizatave duke përfshirë UNICEF-in, OBSH-në, Programin Botëror të Ushqimit, si Save the Children, përshkruan humbjen “e tmerrshme” të jetëve nga të dyja palët dhe kërkuan lirimin pa kushte të pengjeve të marra nga Hamasi.