Në një video të publikuar ditën e martë në Instagram, Britney Spears ka treguar lëvizjet e saj sensuale teksa kërcen rreth një tubi striptizmi. Ylli i pop-it, kishte veshur një palë të brendshme të zeza, një palë recipeta të kuqe, të shoqëruara me një palë çizme të bardha, ndërkohë që rrotullohej në tubin e saj të striptizmit, të cilin e ka instaluar në dhomën e saj të ndenjes, muajin e kaluar.
Teksa në dorë mban një dorezë të kuqe si edhe një varëse të zeze, ajo po jepte maksimumin e lëvizjeve të saj me këngën e saj “The Hook up”, të publikuar në 2003.
Në një moment të videos, këngëtarja e hitit “Toxic” ka drejtuar telefonin e saj përballë pasqyrës, ndërkohë që hapi këmbët në mënyrë joshëse dhe filloi të rrotullonte të pasmet e saj.
Britney, e cila momentalisht gjendet në një situatë aspak të mirë për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti Sam Asghari, ka vijuar të kënaqë 42 milionë ndjekësit e saj me një tjetër klip argëtues, disa orë më vonë. Në vend të lëvizjeve provokuese, nëna e dy fëmijëve ka treguar disa nga veshjet e saj të preferuara, përfshi këtu edhe një fustan të kuq, velvet, tepër provokues.
Ndërkohë që tregon veshjet e saj, Britney në sfond ka vënë këngën e Black Eyed Peas, “Electronic City”.