Recetat me perimet si brokoli dhe lulelakër janë aq të shëndetshme sa duhet të përbëjnë shtyllat kryesore të një regjimi të mirë ushqimor.
Konsumi i tyre rregullt dhe i vazhdueshëm ndihmon në eliminimin ose neutralizimin e qelizave kancerogjene.
Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org pohojnë se ngrënia e të paktën 5 racioneve perime të tilla në javë është një hap domethënës në luftën kundër radikaleve të lira.
Këto perime mund t’i konsumoni rregullisht falë recetave të ndryshme, një prej të cilave e gjeni këtu në këtë artikull të AgroWeb.org
Brokoli me Lulelakra dhe Kos
Përbërësit
- Gjysma e një lulelakre
- 300 gramë brokoli,
- 2 filxhanë çaji me kos,
- 2 thelbinj hudhër,
- Treçerek gjelle luge me piper të kuq pluhur,
- 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri,
- Kripë sipas dëshirës.
Përgatitja
Mbusheni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.
Pasi uji të ketë marrë vali shtoni tufëzat e lulelakrës dhe më pas të brokolit.
Ziejini për 5-7 minuta dhe më pas kullojini dhe futini në një tas me ujë të ftohtë që procesi i zierjes së tyre të ndalojë.
Merrni një tas qelqi dhe hidhni thelbinjtë e grirë të hudhrës.
Shtoni kripë dhe shtypini me lugë.
Salcën hidheni mbi tufëzat e brokolit dhe lulelakrës.
Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe me të kavërdisni specin e kuq pluhur për rreth 30 sekonda.
Më pas hidheni atë mbi pjatën e brokolit dhe lulelakrës dhe shijojeni.
Të dyja perimet janë shumë të pasura me vitaminë C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme jo vetëm për imunitetin por edhe pakësimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një racion me brokoli përmban 81 miligramë vitaminë ndërsa i njëjti racion me lulelakër ofron 51 miigramë.
Burrat dhe gratë kanë nevojë për 90 dhe 75 miligramë vitaminë C në ditë.
Ngrënia e vazhdueshme e dy perimeve e ushqen organizmin me më shumë vitaminë K e cila luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe të gjakut.
Një racion me lulelakër ofron 16.6 miligramë vitraminë K ndërsa e njëjta sasi e brokolit ofron 92.5 mikrogramë./AgroWeb.org