Ish nënkryetari i Lidhje Social Demokrate, Fatmir Bytiqi që së fundmi u lidh me një kalim në VLEN, përmes “Facebook” ka treguar versionin zyrtar dhe të vërtetën përfundimtare.
Bytiqi u ka bërë thirrje mediave dhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”
Thotë se do të mbetet aty ku edhe ka qenë dhe thotë se si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë
“Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!”, ka shkruar Bytiqi.