Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nuk pret ndryshime të mëdha dhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, pas largimit të masës për ngrirjes së çmimeve, e cila duhet të hyjë në fuqi pasnesër, por paralajmëron se Qeveria do ta ndjekë situatën që të reagojë nëse eventualisht ndodh kjo.
“Të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që të mbeten çmimet e njëjta që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel, ndoshta edhe të jenë më të ulëta, janë bërë. Të gjitha kushtet e mëparshme që u krijuan për rritjen e çmimeve tani janë zhdukur dhe rryma nuk është me çmimin që ka qenë. Çmimi i lëndëve të para në bursat botërore është ulur. Kjo do të thotë se edhe ata që prodhojnë, edhe ata që tregtojnë, i kanë kushtet që realisht të mbajnë çmimet e ulura, siç kanë qenë çmimet e ngrira, ndoshta edhe të bien edhe më tepër. Ne kemi parë që në tregun e perimeve natyrisht kanë rënë për 40 për qind më tepër se çmimet e ngrira dhe për këtë është marrë vendimi për shkrirjen e tyre”, tha sot Bytyqi.
Javën e kaluar, siç informoi, kishin takim në Odën Ekonomike, ndërsa bindja, siç tha, është se nuk ka lëvizje të mëdha, gjegjësisht rritje të çmimeve.