Caktohen vazhdimet e tre seancave plenare

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave plenare edhe atë të seancës së 95-të, 111-të dhe 115-të.

Nga rendi i ditës të seancës së 95-të nuk janë shqyrtuar disa pika. Mes tyre janë ratifikimi i marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Doganat” Program i Unionit për bashkëpunim në fushën e doganave, të Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes mes Palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbim të automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimin e automjeteve, të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për sigurinë e ushqimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të Dokumentit referues për rregullativë vendore në shërbimet me Listën për ndryshim të detyrimeve specifike në shërbimet dhe të Konventës për eliminimin e dhunës dhe shqetësimin në fushën e punës, 2019 (C 190). Në këtë seancë është edhe Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2023.

Në rend dite të seancës së 115-të kanë ngecur gjithashtu më shumë ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin juridik të misioneve dhe përfaqësuesve të shteteve të treta pranë Organizatës së Marrëveshjes atlantike të veriut, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim shëndetësor,  Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për fitofarmaci, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për  themelim të komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për  ndjekje të komunikimeve dhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për Agjenci operativo-teknike, të gjitha me proceudrë të shkurtuar.