Capital T detyrohet të shtyjë projektin e ri muzikor: Ia vodhën laptopin

Capital T, ka pak ditë prej kur ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Duket se ky projekt muzikor do të shtyhet për pak kohë sepse reperi është përballur me një incident, shkruan lajmi.net.

Ai ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ia kanë vjedhur laptopin.

Kështu që si pasojë e kësaj ngjarje jo të mirë, edhe është shtyrë publikimi i këngës “Pi Raki”.

Reperi i njoftoi fansat e tij se pajisja ishte marrë nga makina e tij./Lajmi.net/