Në më pak se dy javë, Turqia pret raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku përfundimisht do të merret vendimi se kush do ta udhëheqë vendin (dhe në cilin drejtim) – Recep Tayyip Erdogan (69) apo Kemal Kilicdaroglu (74).
Analistët nuk janë të sigurt për rezultatin, pasi gara është e ngushtë dhe e pasigurt, por pothuajse të gjithë janë dakord se fushata do të jetë e pistë.
Çfarë e pret Turqinë deri më 28 maj dhe çfarë pas kësaj?
Në më pak se dy javë, Turqia pret raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku përfundimisht do të merret vendimi se kush do ta udhëheqë vendin (dhe në cilin drejtim) – Recep Tayyip Erdogan (69) apo Kemal Kilicdaroglu (74).
Analistët nuk janë të sigurt për rezultatin, pasi gara është e ngushtë dhe e pasigurt, por pothuajse të gjithë janë dakord se fushata do të jetë e pistë.
Për Recep Tayyip Erdogan, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është një risi. Në dy ciklet e deritanishme nuk i është dashur as të mendohet. Ai fitoi zgjedhjet e para presidenciale në vitin 2014 me 51 për qind të votave, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2018 fitoi edhe më bindshëm – 52,5 për qind të votave.
Ai mori besimin e 49.5 për qind të qytetarëve në zgjedhjet e së dielës, më shumë se sa kishin parashikuar sondazhet përpara zgjedhjeve, por më pak se sa duhej për të fituar. Megjithatë, ai nuk ka dyshime për fitoren në raundin e dytë.
“Ne do të fitojmë zgjedhjet e 28 majit, do të rrisim përqindjen e votave të marra më 14 maj. Dashtë Zoti, ne do të korrim një fitore historike”, shkroi Erdogan në Twitter
Kilicdaroglu, i cili fitoi 44.88 për qind në zgjedhjet e së dielës, gjithashtu reagoi shpejt. Ai nuk dyshon as për fitoren.
Siç shkroi 74-vjeçari në Twitter, tani ka më shumë njerëz në Turqi që duan ndryshim sesa ata që nuk e duan. Kilicdarolglu padyshim se po mbështet në zërin e të rinjve, të cilëve iu drejtua me fjalët “nuk keni para për asgjë”. Reklama
“Madje, duhet të mendoni për kafen. Lumturia e jetës tuaj është vjedhur sepse ata janë të bashkuar kundër jush. Kemi 12 ditë kohë për të dalë nga ky tunel i errët”, pohoi ai.
Llogaritja është e qartë, kushtet janë në tavolinë
Si Kilicadroglu ashtu edhe Erdogan po llogarisin në votat e Sinan Oganit, një ultra-nacionalist që fitoi 5.2 për qind, ose pak më shumë se 2.8 milionë vota, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Praktikisht ky është edhe dallimi mes dy rivalëve kryesor. Erdogan fitoi 27,088,360 vota, ndërsa Kilicdaroglu përfundoi me 24,568,196 vota.
Matematika është e thjeshtë – fitues në raundin e dytë do të jetë ai që arrin të bëjë për vete votuesit e Oganit. Analistët janë të prirur të pretendojnë se shumica e votuesve të Oganit do të zgjedhin anën e Kemal Kilicdaroglut, por kjo nuk është e sigurt. Vendimin do ta merr vetëm pas konsultimeve brenda koalicionit, “Bashkimi i etërve”, por tashmë ka bërë të ditur pesë kushtet e partisë së tij.
Midis tyre është distancimi nga organizatat terroriste, veçanërisht FETO, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Hezbollahu. Kjo gjendje e distancon atë nga Kilicdaroglu, i cili në raundin e parë kishte mbështetjen e partisë pro-kurde HDP.
Një nga kushtet është “shpëtimi nga spiralja e inflacionit”, i cili arriti në 46 për qind nën stafetën e Erdoganit, megjithëse vlerësime të shumta jozyrtare thonë se kjo shifër është zbutur dhe se inflacioni real është mbi 80 për qind.
Nëse rezultati është i vështirë për t’u parashikuar, analistët pajtohen kur bëhet fjalë për fushatën – do të jetë e ndyrë dhe e vështirë. Disa shembuj nga fushata për raundin e parë, por edhe nga nata e zgjedhjeve, tregojnë se mund të jetë kështu.
Gjatë natës së zgjedhjeve u panë shkëndijat thumbuese të Erdogani, kur nga ballkoni i zyrës së partisë në Ankara, “dikush është në kuzhinë, dhe ne jemi në ballkon”, duke aluduar për rivalin e tij, i cili gjatë fushatës publikonte video nga kuzhina modeste. Përgjigjja erdhi shpejt nga Kilicdaroglu, “zgjedhjet nuk fitohen në ballkon”.
Para votimit të së dielës, Erdogan pretendoi se opozita mbështetej nga PKK-ja, e cila është e ndaluar në Turqi dhe është në listën e organizatave terroriste. Në një tubim para qindra mijëra mbështetësve, Erdogan publikoi një video që supozohet se tregonte një komandant të PKK-së duke kënduar një këngë të fushatës së opozitës.
Nga ana tjetër, rivali kryesor i Erdoganit shpesh mbante jelek antiplumb në mitingje gjatë fushatës. Por, kjo nuk është asgjë e re – Kilicdaroglu i ka mbijetuar një sërë sulmesh të dhunshme gjatë karrierës së tij politike. Udhëheqësi i opozitës tha se 69-vjeçari nuk arriti rezultatin e dëshiruar pavarësisht “shpifjeve dhe fyerjeve” në drejtim të opozitës.
Dy vizione të Turqisë
Një luftë e ashpër nuk është e papritur, duke pasur parasysh atë që është në tryezë. Zgjedhja midis Erdoganit dhe Kilicdaroglut është në thelb një zgjedhje midis dy vizioneve krejtësisht të ndryshme për Turqinë, të ardhmen dhe vendin e saj në botë dhe rajon.
Rryma e Erdoganit tenton ta portretizojë Kilicdaroglun si një “lojtar perëndimor”, por ai vetë nuk e fsheh se shikon në atë drejtim. Gjatë fushatës, ai theksoi shumë herë se dëshiron që shteti turk të jetë një demokraci e ngjashme me ato perëndimore dhe se do të prezantojë një sistem të tillë nëse arrin ta largojë nga pushteti Erdoganin.
Kiligdaroglu mbështet hapur hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Erdogan u zbut në rastin e Finlandës, por ende nuk e lejon Suedinë të bëhet anëtare, pasi siç pretendon ai, ky vend fsheh terroristët e PKK-së dhe kundërshton edhe videot që tregojnë djegien e Kuranit.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë, Erdogan është padyshim më afër Moskës. Presidenti aktual ka balancuar me kujdes politikën mes Kievit dhe Moskës që nga fillimi i luftës dhe është praktikisht i vetmi burrë shteti botëror që komunikon me të dyja palët.
Megjithëse i shet armë Ukrainës, ai promovon projekte të përbashkëta me Putinin – termocentralin bërthamor Akuya në Mersin dhe rregullon një qendër gazi në Turqi. Gjithashtu, Erdogan ende refuzon t’i vendos sanksione Rusisë.
Nga ana tjetër, Kilicdaroglu thotë se nuk do t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë, sepse në atë treg veprojnë biznesmenë turq, por dënoi qartë pushtimin e Ukrainës, duke thënë se është “krejtësisht i papranueshëm”.
Një ndryshim ka edhe në fushën e brendshme, nga ekonomia te sistemi politik. Kiligdaroglu premton se, nëse bëhet president, do ta bëjë Turqinë sërish një republikë parlamentare, të cilën Erdogan e hoqi në vitin 2017 duke ndryshuar kushtetutën dhe vendosur një sistem presidencial. /Telegrafi