Çfarë po sjellin së bashku, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli?

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesi dhe fituesi i fundit të formatit televiziv “BBVA”, Luiz Ejlli mesa duket do t’i bashkojnë forcat për të sjellur diçka së bashku.

Luizi në story të tij në rrjetin social Instagram ka postuar një person ku në bazë të fotos, konkretisht të tatuazheve në duar duket se bëhet fjalë për Florin.

Kjo ka bërë të dyshojmë se dyshja e famshme do vijnë me një bashkëpunim së shpejti, se a do ndodhë kjo mbetet të shihet në vazhdimësi.