Charles Michel: Si BE jemi të zhgënjyer me presidenten Siljanovska! Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet…

Kryetari i Këshillit të Europës, Charles Michel është shpehur i zhgënjyer me presidentin e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pasi e njejta nuk respektoi emrin kushtetues të shtetit.

Në rrjetin social X, Michel ka rikujtuar se marrëveshja e Prespës duhet të respektohet.

Reagimi i plotë:

Shumë zhgënjyese që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së sotme të betimit. BE rikujton rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë.