Çitaku: Kjo qeveri është e shkëlqyeshme vetëm në joqeverisje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria e Kosovës është e shkëlqyeshme vetëm në joqeverisje.

Ajo në platformën “X” tha se vetëm këtë muaj “regjistrimi u vonua për herë të tretë për shkak të dështimeve në punësim dhe prokurim, ankandi i madh solar vonohet për herë të tretë, për shkak të përfolur mungesës së ofertave aktuale, Qeveria bojkoton parlamentin sa herë që ka mocion opozitar”.