Dardanët sërish sfidojnë Zvicrën, edhe Irlanda e Azerbajxhani në grup

Është hedhur shorti për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

 

Dardanët do të jenë sërish në grup me Zvicrën, ku së fundi e mposhtën dy herë. Në Prizren fituan 76:49, kurse në Fribourg triumfuan 72:76.

Për herë të parë, Kosova A do të përballet me Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Grupi A

Zvicra

Kosova

Irlanda

Azerbajxhani