Darko Kostovski “deshqiptarizon” Butelin, kërkon rivendosjen e emrave të vjetër të rrugëve! (DOKUMENT)

Mi Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovksi i cili vjen nga radhët e opozitares VMRO-DPMNE, ka dorëzuar një iniciativë në Qytetin e Shkupit me kërkesë për kthimin e emrave të vjetër të rrugëve (38) në Komunën e Butelit, duke i hequr emrat e personaliteteve dhe ato që lidhen me popullin shqiptar, shkruan Indeks.mk

Ai në kërkesën adresuar qytetit të Shkupit kërkon që në komunën e Butelit të rivendosen emrat e vjetër të rrugëve.

“Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë kompetenca të plota për rivendosjen e emrave të vjetër. Në të kaluarën, ish-kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë marrë vendim për ndryshimin e rrugëve”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Kostovskit.

Në anën tjetër partitë politike shqiptare vetëm se kanë filluar të reagojnë. Në reagimin e ASH-së dënohet ashpër tentimi i Kryetarit të Komunës së Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve dhe për ti hequr emrat shqiptar.

Edhe pse sipas normativave ligjore procedura për riemërime të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve është krejt tjetër nga kjo që ka nisur Darko Kostovski dhe VMRO-DPMNE-ja, qartazi shihet fryma nacionaliste dhe anti-shqiptare e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, për shqiptarët e Komunës së Butelit, Darko Kostovski njihet edhe për qasjen e tij destruktive, diskriminuese dhe antishqiptare edhe për bizneset e ndërtimit e investitorët shqiptar, të cilëve u pamundësohet të veprojnë dhe ndërtojnë në këtë komunë.(Indeks.mk)