Dea Mishel, është ish banorja e edicionit të “Big Brother VIP Albania”, e cila nuk kishte edhe shumë fat brenda formatit.
Duket se mos-fati po e prin edhe jashtë “BBVA”, shkruan lajmi.net.
Ish banorja së fundi ka pësuar një aksident e i cili duket se nuk ka sjellur pasoja të këqija.
Njoftimin e bëri vetë ajo, teksa publikoi edhe pamje nga aksidenti, ishte një makinë e tretë e cila ndali forcën e makinës që kishte devijuar ngasjen.
“Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri ne mes. Sot jam mirenjohese per makinen gri qe uli forcen e goditjes. Jemi mire tani, faleminderit. Ju lutem tregohuni te kujdesshem ne makine”, shkroi ajo./Lajmi.net/.