Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo njoftoi në Twitter se me Kurtin ka folur “lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për deeskalim të tensioneve” dhe se kanë biseduar “qartë për faktorët destabilizues”.