Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Diana Toska, ka reaguar ndaj pretendimeve të Vlen që gjykatësit e gjykatës kushtetuese janë nga rradhët e LSDM dhe BDI.
“Darko Kostadinovski u zgjodh gjykatës në gjykatën kushtetuese nga Kuvendi me propozim të ish presidentit Gjorgji Ivanov nga rradhët e VMRO DPMNEsë, me mandat 9 vjeqar, ndërsa Kryetar i Gjykatës Kushtetues zgjedhet me 4 Qershor të vitit 2024, para 2 muajve, gjatë qeverisë me legjitimitet monoetnik me pjesëmarrje vazale dhe jolegjitime të hyzmeçarëve të VMROsë.
Darko Kostadinovski ishte këshilltar juridik i ish Presidentit Ivanov para se të zgjedhet për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Po i njejti gjykatës votoi edhe për ç’fuqizimin e Ligjit për Korridorin 8.
Ju paturpësisht po e përgatisni opinionin kombëtar për ta pranuar abrogimin e Ligjit sipas intrukcioneve të padronëve tuaj, por populli këtë nuk e pranon!!!
MJAFT MË!” shkruan Toska në Facebook