Sipas ministrit Bekteshi, tregu i brendshëm, gjegjësisht produktet, shërbimet dhe mbrojtja e konsumatorëve janë një nga kapitujt më të rëndësishëm në Bashkimin Evropian, i cili e filloi procesin e skriningut në Maqedoninë e Veriut
Derivatet e naftës të cilat shfrytëzohen në Maqedoninë e Veriut janë me cilësi të mirë sipas rregullores për karburante të lëngshme, që është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian. Këtë e theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në shënimin e Ditës së Metrologjisë – 20 Maji. Sipas ministrit të këtij dikasteri, Byroja e Metrologjisë në kompetencë të së cilës janë laboratorët për kontroll të cilësisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kontrollojnë nëse derivatet në tregun vendor janë në kuadër të parashikimeve në çdo element të rregullores.
Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Abdulselam Selami theksoi se kanë në dispozicion teknologji bashkëkohore, duke paralajmëruar investime të reja në modernizimin e laboratorëve. Në lidhje me cilësinë e derivateve të naftës, sqaroi se ka pasur lëshime te disa pompa të benzinës, por në përgjithësi cilësinë e naftës dhe mazutit i vlerësoi si të mira. “Ne jemi në hallkë të mirë me vendet evropiane, por ende duhet të investojmë. Këtë vit do të provojmë të investojmë në laboratorët tanë, ndërsa kjo drejtpërdrejt do të ndikojë në ekonomi”, tha Selam