Detajet e zjarrit në Prishtinë, dyshohet se u bë nga kyçja ilegale e rrymës
Një shtëpi është përfshi nga flaka në rrugën Zeki Shulemaja, në Prishtinë, siç njihet ndryshe afër pakut të qytetit.
Sipas zyrtarëve të ekipit të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes kanë ardhur në ora 08:50, ku kishin filluar ta shuajnë zjarrin.
Shtëpia është dy katëshe, e vjetër dhe e pa banueshme dhe ende nuk dihen shkaqet zyrtarisht që çuan deri te zjarri. Askush ende nuk është duke dhënë informacione, por pasi në vend ngjarje përveç Policisë së Kosovës, janë edhe ekipa e KEDS-it, po dyshohet se zjarre vënia ka mundur të vijë si pasojë e kyçjes ilegale të energjisë elektrike.
Zjarri është lokalizuar po thuajse i tëri, ndërsa nga policët po kërkohet që informacionet të merren zyrtarisht nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.