Dhjetëra anëtarë të Hamasit janë vrarë gjatë ditës së fundit, thonë Forcat Izraelite Mbrojtëse

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftar për vrasjen e “dhjetëra” anëtarëve të Hamasit dhe ka shkatërrimin e infrastrurës së grupit.

Ato thonë se Hamasi filloi “sulme të shumta në tentativë” ndaj trupave të Forcave Mbrojtëse Izraelite nga boshtet e tunelit dhe komplekset ushtarake në veri të Rripit të Gazës, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Gjithashtu gjatë natës, Forcat Mbrojtëse filluan një bastisje në jug të Gazës, gjatë së cilës trupat e saj të blinduara dhe inxhinierike “takuan një celulë terroriste që dilte nga një bosht tuneli”.

Në përgjigje, trupat qëlluan me predha në drejtim të grupit dhe i vranë ata, tha ushtria.

Ushtria raportoi se kishte rrethuar qytetin e Gazës dhe kishte vrarë dhjetë “terroristë të lartë të Hamasit që mbanin gradën e barabartë me komandantin e batalionit ose brigadës” dhe që kishin planifikuar sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit, në të cilat u vranë një mijë e 400 izraelitë.