Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja ‘prek’ Hollywood-in (FOTO)

Rreth 10.2% e popullsisë indiane vazhdon të jetojë në kushte jo të mira por kjo nuk e ka penguar aspak Maleesha Kharwa, adoleshenten 15-vjeçare nga Mumbai, e cila që e vogël jetonte me ëndrrën se një ditë do të bëhej modele. Maleesha e ka jetuar gjithë jetën e saj në një lagje të varfër. Njerëzit që vizitonin këtë vend habiteshin kur e pyesnin vajzën se si ajo ishte e lumtur në kushtet që jetonte, por gjithmonë ajo shprehej se:

Lumturinë nuk e sjell një shtëpi e madhe apo një makinë e bukur. Ajo që ka më shumë rëndësi është të kem një familje të dashur, mbështetëse dhe miq të kujdesshëm.

Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja

Po ashtu ajo beson se me punë të palodhur mund të arrish gjithçka tjetër. Megjithatë ëndrra e saj ishte pranë realizimit, jeta i ndryshoi rrënjësisht pas një takimi fatlum. Ajo tërhoqi vëmendjen e Robert Hoffman, aktorit amerikan që është pjesë e filmit “Step2”, “The streets”.

Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja

Isha i magjepsur kur e takova, ajo ishte ulur në një dyshek në një tendë të improvizuar. Ishte aq e mahnitshme. Fytyra e saj ishte aq e mrekullueshme sa nuk e di se si dikush mund ta kishte anashkaluar atë më parë.

Që atëherë, Maleesha-s i janë ofruar tashmë role në dy filma të Hollywood-it. Ajo gjithashtu është bërë edhe fytyra e një marke luksoze të quajtur “Forest Essentials”. /TAR/

Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja

Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja

 

Dikur jetonte në kushte të mjerueshme, por sot 15-vjeçarja