Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Qytetin e Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN, informon se për shkak të ndërhyrjeve teknike sot pa energji elektrike do të jenë objektet në afërsi të Fabrikës Komuna në Komunën e Gazi Babës, konsumatorët e një pjese të QT Leptokaria, më saktë lokalet në afërsi të sallonit për shitje të Telekomit të Maqedonisë në Komunën e Karposhit dhe një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike nga ora 7:45 deri në orën 15:00, do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Vera Radosavleviq”, më saktë objektet në afërsi të Fabrikës Komuna, Komuna e Gazi Babës.

Nga ora 9:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të QT Leptokaria, më saktë lokalet në afërsi të sallonit për shitje të Telekomit të Maqedonisë, Komuna e Karposhit, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13.00, konsumatorët e rrugës . “Aleksandar Martulkov” në Komunën e Gjorçe Petrovit.