Dita e ndeshjeve kthyese gjysmëfinale në Ligën e Evropës – sot mësohen dy finalistët

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në Ligën e Evropës dhe do të mësohen emrat e dy skuadrave finaliste.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë elitare për klube evropiane, Ligës së Evropës.

Pasi Interi dhe Manchester City siguruan finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, katër klube luftojnë në Ligën e Evropës për dy vende në finalen e kësaj gare.

Bayer Leverkusen, Roma, Sevilla dhe Juventusi kërkojnë nga një vend në finalen e Ligës së Evropës, pas ndeshjeve të para me gjithçka të lënë hapur.