Dita e sotme është e veçantë për Dj Dagz. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 31-vjeç.
Kjo ditëlindje e gjen atë baba të një djali, me të cilin ka ndarë edhe një foto tejet të lezetshme. Trevi i vogël shihet pranë mjeteve të Dj-t, profesionit të të atit. Dagz shkruan se çdo urim që ka marrë sot ia përcjell të birit, e madje shton se Trev e ka në vena profesionin e ‘Dj’.
‘31. Cdo urim per ditlindje time ta percjell ty Trev. Të paca cdo ditlindje te jetes tem afer i lumtur e shendetshem kjo eshte gjithcka qe dua per cdo dit te jetes time. P.s He got it in his veins. Trev g is on his way!‘- shkruan Dagz.